Site icon Telegrafi

Blazeviç: Mund të jem përzgjedhës i Kosovës

Tekniku kroat ka folur rreth vendimit të FIFA-së për Kosovën. FIFA ditë më parë i dha dritën e gjelbër Kosovës që të luajë ndeshjes miqësore ndërkombëtare.

“Kjo është një çështje politike. Unë nuk do të merrem shumë me këtë. Deshëm ne apo s’deshëm Kosova do të luftojë për pavarësinë e saj. Nuk përjashtohet mundësia që unë të jem selektori i tyre”, ka thënë Blazevic për “Klix.ba”.

Strategu kroat më parë ka drejtuar Zvicrën, Kroacinë, Iranin, Bosnjë e Hercegovinën dhe reprezentacionit olimpik të Kinës. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version