Site icon Telegrafi

Blatter-Thaçit: Do të diskutojmë për Kosovën

Ai ka premtuar se Kosova do të jetë temë e diskutimit në takimin e radhës të Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA, që do të mbahet më 22 mars.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe departamenti për media i FIFA-s. Duke e konfirmuar takimin e 21 shkurtit mes presidentit Blatter, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe ambasadorit të Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, zyrtarët për informim të FIFA-s treguan edhe për premtimin e Blatterit për palën kosovare. /Telegrafi/

Exit mobile version