Telegrafi

Blatter: Neymar duhet të vijë në Europë

“Neymar është i jashtëzakonshëm, por është e vështirë për secilin njeri që nuk luan në Europë të jetë një prej finalistëve të Topit të Artë”.

“Standardi i futbollit në Brazil është i lartë, pro futbolli evropian është vula e futbollit botëror”, është shprehur Sepp Blatter.

Neymar është lënë jashtë finales së Topit të Artë, pasi tre të nominuarit për këtë vit janë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Andres Iniesta. /Telegrafi/