“Rasti i Kosovës, respektivisht letra e kryeministrit kosovar ka qenë në rend dite të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv. Ka hasur simpati por edhe në kundërshtime. Këto të fundit sidomos nga ‘Grupi i Platinit’, gjegjësisht disa vendeve evropiane që përfaqësojnë UEFA-n në komitetin e FIFA-s”.
Ndërsa më e rëndësishmja, sipas Malaj, ka qenë qëndrimi i Blatterit për të shkuar në Serbi, ku do të përpiqet të ndërmjetësojë me strukturat e atjeshme politike dhe të futbollit një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
“Blatter më tha se menjëherë pas ndeshjeve të këtij vikendi do të shikojë mundësinë për të shkuar në Serbi, të takohet edhe me presidentin e atjeshëm, Tomislav Nikoliq. Ai është optimist se çështja do të marrë një zgjidhje pozitive. Besoj se do ta heqim këtë padrejtësi”, njofton Malaj. /Telegrafi/