Edhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter po akuzohet për ngacmim seksual gjatë një ceremoni të ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2013.
Zvicerani raportohet se ka bërë “sjellje” josportive në raport me portieren e kombëtares së SHBA-ve, Hope Solo.
Amerikania 36 vjeçare i tha gazetës portugeze “Expresso” se 81 vjeçari e kapi për të pasme para se të shkonin në skenë e ndarjes së çmimeve “Ballon d’Or”.
“Sepp Blatterin më kapi të pasmet” tha ajo. “Ishte në natën e ndarjes së çmimeve Ballon d’Or, pikërisht para se të shkojmë në skenë”, tha Solo.
Kujtojmë se ajo prezantoi çmimin “Futbollistja e Vitit” së bashku me Blatterin – i cili aktualisht është suspenduar për gjashtë vjet të mos ushtrojë ndonjë detyrë në futbollin profesionist.
Portierja më pas tha se duhej të merrte veten para se të ndante çmimin për bashkëkombësen amerikane, Abby Wambachin.
Por, ka qenë i menjëhershëm reagimi i zëdhënësit të Blatterit për “The Guardian”, duke thënë se “Këto pretendime janë qesharake”.
Ndryshe, Solo tashmë është pensionuar prej kombëtares amerikane dhe ka filluar të marrë mësimet e para për trajnere të futbollit. /Telegrafi/