Telegrafi

Blanchard: Kriza u përballua në mënyra të ndryshme

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk i zë besë përmirësimit të gjendjes së ekonomisë botërore. Për këtë arsye në perspektivën e re ekonomike ai paralajmëron që disekuilibrat ekzistues të eliminohen sa më shpejt.

Të kthehemi në baraspeshë; kështu mund të titullohej perspektiva e re ekonomike botërore e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që u paraqit të mërkurën në Uashington.

Sipas saj përmirësimi i ekonomisë botërore ecën me shpejtësi të ndryshme. Në vendet e industrializuara të zhvilluara ka vetëm rritje të mesme dhe një rrezik relativisht të madh për kthim prapa, ndërsa në shumë vende në industrializim e sipër shënohet sërish një rritje e fuqishme.

Për këtë arsye interesi kryesor i politikanëve duhet të qëndrojë në largimin e disekuilibrave mendon krye-makroekonomisti i FMN-së Olivier Blanchard.

"Së pari bëhet fjalë për atë që shtetet të gjejnë ekuilibrin e tyre të brendshëm. Kur gjatë krizës u zvogëlua ndjeshëm kërkesa private, ndihmuan programe koniunkturore në shmangien e skenarit më të keq. Kjo ishte e nevojshme dhe e drejtë, por tani forcë shtytëse për rimëkëmbjen duhet të bëhet kërkesa, sepse shumica e programeve koniunkturore përfundojnë", tha Blanchard. /Telegrafi/