Telegrafi

Blanc takohet me agjentin e Benitez

Sipas Tuttosport, bisedimet e Blanc me agjentin e Benitez janë zhvilluar një ditë të tërë në Milano ku u diskutua nëse Juventusi do të ishte në gjendje të paguante klauzolën prej 16 milionë eurosh në kontratën e Benitezit, për ta shkëputur atë.

Agjenti i Benitezit dhe Blanc gjithashtu folën për planet e spanjollit dhe politikat e Juventusit, pasi që Benitez dëshiron Edin Dzekon kurse gjithashtu në Torino do të sjellë dhe Fernando Torresin.

Për më shumë, pronari i Juventusit, John Elkann, dëshiron më të mirën për klubin dhe është gati që të shtojë edhe më shumë fonde transferimi në mënyrë që Benitez të vijë në Torino dhe këtij të fundit t’i plotësohen dëshirat. Benitez do të përfitonte hiç më pak se 4 milionë euro plus bonuset e sukseseve nëse nënshkruan me Juventusin. /Telegrafi/