Telegrafi

Blanc refuzoi Interin për Francën

Le Parisien shkruan se kur kishte përfunduar kontrata e Blanc me Bordeaux, Interi shfrytëzoi rastin dhe i bëri ofertë, ndërsa strategu francez kërkoi kohë për t’u menduar. Ky është shkak pse Interi u vonua në gjetjen e trajnerit të ri. Kur Blanc njoftoi drejtuesit e skuadrës italiane se kishte vendosur të merrte nën drejtim Francën, atëherë trekampioni kreu punë duke angazhuar Rafael Benitezin.

Megjithatë, Blanc nuk ka nënshkruar ende zyrtarisht kontratë me Federatën Franceze të Futbollit, por nuk do të ishte çudi nëse Blanc do të ndërronte mendje në momentin e fundit, pas zhvillimeve skandaloze në përfaqësuesen franceze. /Telegrafi/