Telegrafi

Blanc pranë largimit nga Juventusi

Sportmediaset raporton se Blanc preferoi që të shkojë për pushime personale në Francë se sa të përballet me humbjen 3-0 ndaj Udineses në Friulli. Ky hap i Blanc, natyrisht se ka zgjuar spekulime në mediumet italiane që thonë se ai i ka ditët e numëruara.

Kreu i klubit John Elkan do të jetë i paparashikueshëm në të ardhmen pas ‘kositjes’ bërë në bordin e klubit javën e kaluar. Thuhet se Elkan tashmë ka filluar të kërkojë president të ri. /Telegrafi/