Telegrafi

Blanc i ofrohet Romës

Laurent Blanc (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain dhe Francës, Laurent Blanc thuhet se i është ofruar klubit italian, Romës.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, përfaqësuesit e Blanc ishin në Olimpico të dielën në mbrëmje, si pjesë e një shtytjeje për të bindur Romën në emërimin e francezit.

Ish-mbrojtësi i Interit e udhëhoqi PSG drejt tre titujve të Ligue 1, por ka qenë pa punë që prej largimit nga gjigantët francezë në vitin 2016.

Lexo po ashtu Benitez dhe Gasperini në listën e Romës

Sidoqoftë, gazeta shkruan se drejtuesit e klubit Giallorossi nuk janë ‘intriguar’ nga kjo mundësi, pasi duan një trajner ‘me cilësi tjera’.

Drejtuesit e Romës e pëlqejnë Gian Piero Gasperinin e Atalantës, të cilit do t’i ofronin kontratë afatgjate dhe Maurizio Sarrit e Chelseat. /Telegrafi/