Telegrafi

Blanc lë në shtëpi ‘Francën e Botërorit’

"Laurent Blanc ishte dëgjuar të premten, më 23 korrik nga Këshilli Federal, të cilit ia prezantoi stafin e tij dhe projektin e tij sportiv. Ai gjithashtu i propozoi Këshillit Federal, i cili u pajtua, që të lihen jashtë përbërjes për miqësoren ndaj Norvegjisë të gjithë 23 lojtarët që morën pjesë në Botërorin e Afrikës së Jugut", shkruan në komunikatën e lëshuar nga Federata Franceze e Futbollit (FFF).

Ky hap i Blanc shihet tejet pozitiv në kohën kur Franca po tenton të rigjejë formën e saj në nivelin e kombëtareve, pas skandaleve të njëpasnjëshme në Botërorin, Afrika e Jugut 2010. /Telegrafi/