Ish-trajneri i Francës dhe Paris Saint-Germain, Laurent Blanc, është në gatishmëri për t’u bërë trajner i radhës i Barcelonës.
Sipas mediumit Diario Sport, ish-mbrojtësi qendror, Blanc, është një emër që po fiton terren në korridoret e Camp Nou nëse vendosin të ndajnë udhët me Quique Setien këtë verë.
Një raport më parë të martën pretendoi se shefi i Barcelonës do të mbetet përgjegjës për ndeshjet e Ligës së Kampionëve të klubit në gusht, por nuk kishte asnjë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij te Blaugranët përtej kësaj date.
Klubi katalanas do ndeshet me Napolin në ndeshjen kthyese të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve në Camp Nou muajin tjetër, dhe ka ende një shans të jashtëm të lavdisë evropiane në një sezon që nuk solli asnjë trofe të brendshëm.
Blanc luajti për klubin katalunas në sezonin 1996-97, duke bërë 38 paraqitje, pasi u bashkua nga Auxerre, por u bashkua me Marseille vitin e ardhshëm pas një sezoni të ndërprerë nga lëndimet.
Ai ka fituar katër tituj të Ligue 1 si menaxher – një me Bordeaux dhe tre me PSG-në dhe 15 trofe në total, së bashku me tre çmime si ‘Menaxheri i Vitit’ në Ligue 1. /Telegrafi/