Telegrafi

Blanc edhe zyrtarisht përzgjedhës i Francës

44-vjeçari Blanc, i cili ishte pjesë e përfaqësueses kur fitoi Kupën në vitin 1998 dhe ishte trajner i Bordeaux deri në sezonin e kaluar, ka detyrë ta kthejë Francën në shtigjet e fitores, pas dështimit që pësuan Trekolorët në Afrikën e Jugut.

Që më herët u bë e ditur se Blanc do të ishte pasues i Domenech dhe strategu edhe zyrtarisht është caktuar trajner i ri i kombëtares së Francës në takimin e sotëm të bordit në Federatës Franceze të Futbollit në Paris. /Telegrafi/