Këngëtari i ri i njohur si Blake, ka sjell projektin e ri muzikor.
“Gasoline”, titullohet kënga e re, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Këtë të fundit e ka xhiruar produksioni muzikor “Black Fish Entertainment”, i cili është në menaxhim të këngëtarit Genc Prelvukajt.
Komentet e para pozitive tashmë i ka marrë këngëtari, i cili është përgëzuar për videokëngën.
Theksojmë se tekstin dhe instrumentalin e këngës e ka punuar vet autori, Blake.
Ky i fundit ka paralajmëruar edhe këngë të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/