Tashmë është bërë trend që të famshmet botërore të bashkëpunojnë me kreatoret shqiptare për ditët e tyre më të rëndësishme.
Trendit nuk i ka shpëtuar as aktorja amerikane, Blake Lively, teksa për festën e ditëlindjes ka përzgjedhur një nga fustanet e dizajneres Teuta Matoshi.
Ylli i “A Simple Favor” me datë 25 gusht mbush 34 vjet, mirëpo duket se ka nisur festën pak ditë më herët.
Në disa postime që ka ndarë në Instagram, ajo shfaqet e veshur me fustanin duke bërë disa rrotullime për t’i vënë më në fokus detajet e këtij kreacioni.
Dukja u kompletua me këpucë nga Christian Louboutin dhe diamante nga Lorraine Schwartz.
Blake ka etiketuar kreatoren nga Kosova, videot e së cilës i ka ripostuar më pas në InstaStory.
Teuta Matoshi-Duriqi deri më tani ka bashkëpunuar më një sërë yjesh ndërkombëtare. /Telegrafi/