Site icon Telegrafi

Blake Lively tërheq vëmendjen me një stil shumë të veçantë, gjatë mbrëmjes në New York

Blake Lively tërhoqi vëmendjen me një pamje mahnitëse, teksa doli në New York të hënën në mbrëmje.

Aktorja 36-vjeçare tregoi pamjen e saj të veshjeve perëndimore, teksa modeloi një palë xhinse me lëkurë në pjesën e përparme.

Ajo i kombinoi pantallonat e saj, të cilat kishin qëndisje me lule, me taka sandale të zeza, shkruan DailyMail.

Ajo po ashtu kishte veshur një triko të trashë ngjyrë kafe.

Dhe ylli “It Ends With Us”, e cila tregoi stilin e saj në një përzgjedhje fustanesh me ngjyra, gjatë promovimit të filmit të saj të ardhshëm.

Teksa doli jashtë, ylli i ”Gossip Girl” tërhoqi një turmë me bukurinë e saj.

Ajo dukej shkëlqyese me një grim të këndshëm, njëngjyrësh, faqe ngjyrë bronzi të ndezura dhe buzët me shkëlqim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version