Site icon Telegrafi

Blake Lively punëson ish-zëvendës shefin e CIA-s mes betejës ligjore me Justin Baldonin

Aktorja, Blake Lively, ka punësuar Nick Shapiro, ish-zëvendës shef i CIA-s dhe ish-këshilltar i lartë i Presidentit Obama, për të menaxhuar krizën e saj mediatike mes padisë për ngacmim seksual dhe hakmarrje ndaj Justin Baldonit.

Lively, 37 vjeçe, e ka akuzuar Baldonin, 41 vjeç, për prekje të padëshiruar dhe kritikimit të pamjes së jashtme (të trupit) gjatë xhirimeve të filmit “It Ends with Us”, si dhe për një fushatë shpifjeje kundër saj.

Baldoni e ka kundërshtuar me një padi prej 400 milionë dollarësh (381.52 milionë euro) ndaj saj dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, duke pretenduar se ata po përpiqen të shkatërrojnë reputacionin e tij, shkruan DailyMail.

Ai gjithashtu ka paditur ‘New York Times’ për 250 milionë dollarë (237.9 milionë euro ) për shpifje.

Në gusht, Baldoni punësoi eksperten e krizave PR, Melissa Nathan, e cila më parë kishte përfaqësuar Johnny Depp.

Ndërkohë, një gjykatës i New York-ut ka refuzuar kërkesën e Lively për të detyruar Baldonin të dorëzojë të dhëna telefonike mbi dy vjet të vjetra, duke e cilësuar atë si ndërhyrje të tepruar.

Beteja ligjore mes tyre vazhdon, me gjyqin e parë të planifikuar për mars 2026. /Telegrafi/

Exit mobile version