Aktorja, 34 vjeçe, bëri shaka duke shkuar ‘e fshehur’ në mënyrë interesante në xhirimet e videoklipit “I Bet You Think About Me” të Taylor Swift – pavarësisht se kishte veshur disa rroba shumë të njohura.
Lively drejtoi pjesën vizualen për këngën të albumit “Red (Taylor’s Version)” të Swift- it, me pantallona sportive dhe një bluzë të thjeshtë.
Ajo u kombinua me atlete Christian Louboutin me ngjyra të përshtatshme, të bardha dhe të kuqe dhe një çantë Valentino të kuqe të ndezur – të cilën ajo e kishte etiketuar me krenari me emrin e saj të parë.
Personalizimi nuk u ndal me kaq, pasi në kapelën e zezë të ish-yllit të “Gossip Girl” ishte shtypur fjala “director”.
“Falë zotit që kisha një kapele. Nuk mendoj se dikush e dinte që isha unë”, tha ajo me shaka në Instagram Story. /Telegrafi/