Blake Lively ka qenë ylli kryesor i sfilatës së modës së Michael Kors në New York dhe ajo i bëri të gjithë ta kthejnë kokën me një kostum ngjyra ri me një dizajn të frymëzuar nga moda e viteve të shtatëdhjeta.
Aktorja së fundmi mbërriti në Javën e Modës, ku mori pjesë në prezantimin e koleksionit ‘Pranverë 2024’ të dizajnerit Michael Kors.
Ajo kishte kishte veshur një kostum me një rrip që i vinte në pah belin. Me këtë rast, zgjodhi stoli minimaliste.
Kostumi, dizajni i të cilit është frymëzuar nga moda e viteve të shtatëdhjeta, karakterizohet me këmbët të gjera dhe një dekolte e thellë.
Vizitorë të tjerë të sfilatës përfshinin yjet, si Rita Ora, Vanessa Hudgens, Olivia Wilde, Halle Berry dhe të tjerë, ndërsa Emily Ratajkowski, Irina Shayk dhe Ashley Graham zbukuruan pistën së bashku me modele të tjera. /Telegrafi/