Blake Lively dhe shoqja e saj Gigi Hadid treguan mbështetjen e tyre të plotë për bashkëshortin e aktores Ryan Reynolds, teksa morën pjesë në festën e premierës së “Deadpool & Wolverine”.
Ylli i “Gossip Girl”, 36 vjeçe, mbërriti dorë për dore me supermodelen, 29 vjeçe, ndërsa u kap për krahu me bashkëshortin e saj aktorin Ryan, 47 vjeç, në Qendrën Jazz në New York.
Blake dhe Gigi kishin hyrë në tapetin e kuq më herët në mbrëmje në shfaqjen e filmit, përpara se të bënin një shfaqje po aq mahnitëse në pas-festën, shkruan DailyMail.
Blake, e cila do të shfaqet në publikimin e ardhshëm të “It Ends With Us”, dëshmoi se gjithçka kishte të bënte me burrin e saj të hënën në mbrëmje, ndërsa ajo u shfaq për të promovuar filmin e tij të ri.
Çifti zbuloi gjithashtu emrin e panjohur më parë të fëmijës së tyre të katërt gjatë një fjalimi në premierë, ishte Ryan që zbuloi se fëmija i tyre quhej Olin. /Telegrafi/