Telegrafi

Blake Lively lyen këpucët 995 dollarëshe me llak e thonjsh

Blake Lively është e përkushtuar ndaj një pamjeje të kombinueshme – edhe nëse kjo do të thotë të shkatërrosh potencialisht një palë këpucë të stilistëve.

Aktorja e “Simple Favor”, ndau fotot e saj në një event për Betty Buzz, linjën e saj të re të pijeve, në Empire State Building në New York të martën mbrëma në Instagram Story.

Ajo dukej se kishte marrë inspirim nga Betty Boop me pamjen e saj tërësisht të kuqe, megjithëse nëna e tre fëmijëve vuri në dukje “Sex and the City” si pikën e saj të frymëzimit, duke shkruar, “nëse Carrie, Samantha dhe Charlotte do të kishin një fëmijë”.

Lively kishte veshur një fustan nga marka Georges Chakra të zbukuruar me shumë bizhuteri rubini, së bashku me taka Manolo Blahnik që i kishte përshtatur me një hile dinake.

Në një listë kërkim faljesh për natën, Lively zbuloi se ajo i pikturoi pjesët e bardha në takat e saj “Hangisi” (995 dollarë) me manikyr të kuq për një efekt monokromatik, pak çaste para se të dilte nga dera.

Komentet e saj pavarësisht të gjitha hileve që përdori ishin jashtëzakonisht pozitive. /Telegrafi/