Telegrafi

Blake Lively dhe Ryan Reynolds në pritje të fëmijës së tretë

Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë zbuluar se presin fëmijën e tyre të tretë.

Aktorja ndau këtë lajm duke shfaqur në premierën e filmit të ri të aktorit, “Detective Pikachu” në New York.

Lively dhe Reynolds tashmë kanë dy vajza së bashku, James katërvjeçar dhe dyvjeçaren, Inez.

Çifti e ka mbajtur të fshehur lajmin për shtatzëninë duke mos publikuar imazhe të reja në llogaritë personale të rrjetet sociale.

Lively dhe Reynolds kryesisht mbajnë fëmijët e tyre jashtë vëmendjes, përveç disa ngjarjeve të mëdha të tilla, si Reynolds duke u nderuar me një yll në Hollywood në “Walk of Fame”.

Ish-ylli i “Gossip Girl” më herët kishte pohuar se duan që të kenë edukimin më normal për fëmijët e tyre. /Telegrafi/