Site icon Telegrafi

Blake Lively dhe Ryan Reynolds bëhen prindër për herë të katërt

Blake Lively zbuloi se ajo dhe bashkëshorti, Ryan Reynolds , kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt së bashku në postimin e fundit në Instagram.

Ylli i “Gossip Girl” mund të shihej e buzëqeshur duke qëndruar mes aktorit të “Deadpool” dhe nënës së tij, Tammy, ndërsa u tregonte fansave lajmin.

Dyshja ende nuk e ka zbuluar emrin e fëmijës apo ndonjë foto të të porsalindurit, shkruan DailyMail.

Blake njoftoi zyrtarisht se ishte në pritje të fëmijës numër katër në shtator 2022, ndërsa merrte pjesë në Samitin e 10-të Vjetor të Grave të “Forbes”.

Më parë një burimi foli për aktoren, duke thënë: ‘Fëmijët e saj janë prioriteti i saj i parë mbi gjithçka’.

Nuk do të mendonit kurrë se Blake Lively, ky yll dhe grua e bukur do të ishte ky person i rregullt që gatuan darkë çdo natë dhe kujdeset për familjen, por ajo është vërtet e mrekullueshme me fëmijët.

Ndërsa bukuroshja e talentuar dhe bashkëshorti i saj prej dhjetë vitesh nuk kanë zbuluar ende gjininë e të porsalindurit të tyre, Ryan foli për mundësinë e lindjes së një vajze tjetër që do t’i bashkohej familjes së tyre.

Aktori i “Free Guy” u shpreh në “The Tonight Shoë” me Jimmy Fallon në fund të vitit të kaluar, “Unë i njoh vajzat. Unë jam një baba vajzash. Unë jam mësuar me këtë. Jam gati për këtë”.

Cifti, të cilët u martuan në vitin 2012, tashmë kanë tre fëmijë James, Inez dhe Betty. /Telegrafi/

Exit mobile version