“Malli” titullohet kënga më e re e Blake, e cila është publikuar me videoklip.
Kënga është prodhim i RZON që e ka bërë muzikën e këtij projekti.
Vet këngëtari është kujdesur për melodinë dhe e ka shkruar tekstin e këngës.
Bergin Demaj e ka bërë miksimin dhe masterizimin e këngës “Malli”.
Për anën vizuale është kujdesur produksioni Boulevard Films, me regji të Lee Berisha.
“Për pak” ka qenë një prej projekteve më të fundit të Blake që u publikua para katër muajsh.
Edhe ajo këngë ishte publikuar me videoklip, ndërsa ishte projekt i Black Fish Entertainment. /Telegrafi/