Site icon Telegrafi

Blajic i bashkohet Sigal Prishtinës

Blajic, 192 cm, do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e radhës në kuadër të BIBL-së që KB SIGAL Prishtina e zhvillon të mërkurën (më datë 05.02.2014) kundër BC Galil Gilboa.

Ishte kryesia e klubit bardhekaltër që kërkoi nga Federata e Basketbollit të Kosovës që t’ia lejonte angazhimin e gjashtë lojtarëve të huaj në skuadër, në mënyrë që ta përfaqësonet Kosovën sa më mirë në Ligën Ballkanike. Tani, me ardhjen e Blajic, skuadra ka bërë një përforcim ideal sa i përket pozitës së organizatorit dhe sigurisht se do të jetë një ndihmë e madhe për ta. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version