Telegrafi

Blair: Ekonomia kineze mbetet një motor i fuqishëm për botën

Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka deklaruar se ekonomia e Kinës mbetet “një motor i rritjes” për ekonominë botërore. Ai e bëri këtë koment gjatë një interviste dhënë në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit.

“Jam i mendimit se është e pashmangshme që Kina të ketë një fazë të re zhvillimi dhe nëse është shënuar një rënie në dy shifra, përsëri rritja 7 për qind mbetet e fortë”.

“Shuma e përgjithshme e rritjes së ekonomisë kineze është e njëjtë edhe kur rritja është 10% pasi kemi të bëjmë me madhësinë e kësaj ekonomie, që tashmë është rritur shumë. Pra mendoj se Kina do të vazhdojë të mbetet një motor i fuqishëm për ekonominë botërore”.

Sipas ish kryeministrit Blair, reformat ekonomike të Kinës nëse do të kryhen normalisht do të kenë ndikim jo vetëm brenda vendit, por në mbarë botën. /Telegrafi/