Telegrafi

Blackwater ka vrarë 17 civilë në Bagdad

Ky është hetimi zyrtar i qeverisë irakiane lidhur me atë që ndodhi kur rojet e armatosura të punësuara nga kompania private amerikane Blackwater, hapën zjarr në sheshin kryesor të Bagdadit muajin e kaluar.

Rojet pretendojnë se mbi ta u hap zjarr përpara se ata të qëllonin.

Por raporti zbuloi se rojet nga kompania e sigurisë, e cila ka kontratë për të mbrojtur zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Irak, nuk kanë qënë në shënjestër të ndonjë sulmi.

Në raport thuhet se numri i irakianëve të vrarë ishte 17, gjashtë më shumë se sa u tregua nga një hetim i mëparshëm. Ndërsa numri i të plagosurve ishte 33.

Raporti thotë se incidenti me armë përbën krim dhe personat e përfshirë duhet të dalin para gjyqit.

Incidenti ka qënë në vëmendje edhe të seancave dëgjimore para kongresit amerikan dhe faktet në raportin e ri të qeverisë irakiane do të shqyrtohen nga një komision i përbashkët.

Pala irakiane është shumë e shqetësuar përsa i takon kompanive private si Blackwater, të cilave sipas saj nuk u duhet dhënë detyra për të mbrojtur zyrtarët në Irak.

Çështja e dhënies së kontratave të tilla është e politikisht e diskutueshme edhe në SHBA. /bbc/