Blackphone është promovuar si telefon i cili është i koncentruar në siguri dhe privatësi të përdoruesit, si dhe mbrojtje nga softuerët e rrezikshëm, hakerët, dhe përgjimet qeveritare.
Lajmi për debutimin e Blackphone është bërë i ditur në San Francisko, Kaliforni, përkatësisht në MIT Technology Review Digital Summit.
Blackphone është produkt i partneriteti mes kompanisë Geeksphone dhe firmës së sigurisë Silent Circle.
Telefoni do të ofrojë enkriptim fundor për përdoruesit e Blackphone, të cilët komunikojnë dhe ndërveprojnë mes vete.
Mesazhet e dërguara nga Blackphone tek një telefon tjetër do të enkriptohen nga ana e Blackphone, ndërsa kodimi do të bëhet nga ana e serverëve të Silent Circle. / Telegrafi /