Telegrafi

BlackBerry Venice – një super telefon në Android?

Foto të reja që kanë rrjedhur online dhe janë publikuara nga Android Authority e shfaqin modelin e ri të BlackBerry në Android me tastierën fizike që rrëshqet nga pjesa e poshtme e gjendur nën ekranin e telefonit.

Bazuar në atë që është parë edhe në foto, modeli i ri i telefonit që thuhet se do të emërtohet BlackBerry Venice do të mbështetet në versionin origjinal të Android, pa asnjë ndërfaqe të personalizuar nga kompania.

Nga fotot shihet se telefoni vjen me ekranin paksa të lakuar, dhe dëgjueset që e përshkojnë atë.

BlackBerry ende nuk ka dhënë detaje për kohën e mundshme të lansimit të telefonit të saj në Android, por shumë zëra sugjerojnë se kjo do të ndodhë shumë shpejtë, edhe pse plani fillestar ishte që telefoni të dal në shitje në qershor të këtij viti. (Telegrafi)