Site icon Telegrafi

Blackberry tërhiqet nga tregu, iPhone dhe Android të pathyeshëm

Çfarë ndodhi është se Research In Motion (RIM) ka vendos të ripozicionohet në treg, respektivisht të tërhiqet nga tregu i konsumit të gjerë, që përfshin shfrytëzuesit e zakonshëm, dhe të përqendrohet në tregun afarist, transmeton BBC.

Shitja e pajisjeve BlackBerry ka përjetuar një rënie gjatë çerekut të parë të këtij viti, respektivisht i ka sjellë kompanisë humbje në vlerë prej 124 milion dollarë, me cilën gjë në RIM aspak nuk janë të kënaqur. Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, RIM pati shënuar profit prej 934 milion dollarë, që paraqet dallim prej më shumë se një miliard dollarë, kështu që ky vendim është mjaft i logjikshëm.

iPhone dha pajisjet smartphone të bazuar në Android, thjeshtë janë bërë konkurrent shumë të fortë për BlackBerryn dhe po shënojnë rezultate dukshëm më të mira të shitjes, e në treg po kthehet edhe lojtari i vjetër Microsoft. BlackBerry për shkak të kësaj duhet të kërkoj fatin e vet në botën e afarizmit. /Telegrafi/

Exit mobile version