Telegrafi

BlackBerry të prezantojë modelin Z30?

Në videon e publikuar në internet shihet BlackBerry Z30 në versionin e brenduar me logon e AT&T, i cili thuhet se do të lëshohet fillimisht në tregun amerikan, për tu përcjell më pas edhe në vendet tjera, ku BlackBerry ka blerës potencial. 

Sipas informacioneve jo-zyrtare të publikuara deri më tani thuhet se BlackBerry Z30 do të vijë me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 5 inç, ekranin HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve si dhe procesorin dual core me 1.7GHz dhe 2GB RAM.

Megjithatë, ende nuk dihet asgjë për çmimin e mundshëm të telefonit më të ri të BlackBerry. / Telegrafi /