Telegrafi

BlackBerry shet 1 milionë BlackBerry Z10

Të hyrat për tremujorin e fundit për BlackBerry kanë arritur në 94 milionë dollarë, krahasuar me vetëm 14 milionë sa ishin tre muaj më parë. 

Suksesi i ri i BlackBerry i është atribuuar lansimit të suksesshëm të BlackBerry 10 — i cili është shitur në më shumë se 1 milionë kopje, nga totali i 6 milionë njësive të shitura gjatë vitit.

Megjithatë, nga këto rezultate nuk janë përfshirë të dhënat e shitjeve nga SHBA-ja dhe Kanadaja, vende në të cilat besohet se janë shitur shumë njësi të BlackBerry Z10. / Telegrafi /