Telegrafi

BlackBerry Q20 vjen në shtator ose tetor

Blackberry Z3 pritet të shfaqet në tregun e Indonezisë në javët në vazhdim, ndërsa sa i përket modelit tjetër, BlackBerry Q20 nuk pati dhënë shumë informacione në kongres, përveç faktit se i njëjti do të sjell tastierën e plotë fizike, për të cilën është e njohur kompania kanadeze dhe telefonat e saj.

Mirëpo, tani në një intervistë për Bloomberg, drejtori i Blackberry, John Chen ka dhënë detaje për kohën e lansimit të modelit të ri të telefonit, Q20.

Gjatë intervistës, Chen ka thënë se pritjet e përdoruesve janë që Q20 të lëshohet në shtator ose tetor të këtij viti, dhe se kompania është duke i bërë përgatitjet që telefonin e saj të ri ta lëshojë gjatë kësaj kohe.

Chen ka thënë se gjatë krijimit të Q20, BlackBerry i ka pasur përdoruesit ekzistues të telefonave të saj në mendje, dhe kthimin e identitetit origjinal të telefonave BlackBerry. / Telegrafi /