Telegrafi

BlackBerry Priv shfaqet me Android 6.0 (Video)

BlackBerry ende nuk e ka lëshuar përditësimin e fundit të Android, Marshmallow në modelin e saj të fundit BlackBerry Priv.

Por tani në internet është shfaqur një video e cila e paraqet pajisjen e re të BlackBerry duke punuar në Android 6.0.

Nga video mund të shihet se BlackBerry nuk ka bërë shumë ndryshime në ndërfaqen e saj me përditësimin në Android 6.0.

Android 6.0 Marshmallow do të sjellë një gamë të gjerë të karakteristikave në BlackBerry Priv, dhe kjo do të përfshijë funksionet sikurse Doze që automatikisht e vendos pajisjen në një gjendje të gjumit për të ruajtur fuqinë e baterisë.

Në të është edhe tipari App Standby që e redukton ikjen e baterisë nga aplikacionet që nuk janë duke u përdorur shumë shpesh, plus e njëjta gjithashtu sjell përmirësime në lejimet e aplikacioneve në telefon.

https://www.youtube.com/watch?v=6_rAWeiw9Nw