Telegrafi

BlackBerry Priv në Android shfaqet sërish

Por tani kanë arritur edhe disa foto të reja ku shihet saktësisht pamja e telefonit të ri BlackBerry që bazohet në sistemin operativ Android.

Fotot e reja të BlackBerry Priv janë postuar në Reddit, nga një përdorues i sajtit, I cili ka arritur të sheh telefonin në një konferencë teknologjike.

Sipas informatave të lëshuara deri më tash, thuhet se Priv do të fuqizohet nga procesori 64-bit Qualcomm Snapdragon, 808 ose 810.

Ndër të tjera, thuhet se Priv do të ketë RAM memorie prej 3GB, ekran 5.4” në Quad HD, me rezolucion prej 2560×1440 pikesëleve dhe tastierë fizike QWERTY. (Telegrafi)