Telegrafi

BlackBerry Priv mund të vijë në muajin maj?

BlackBerry e ka konfirmuar se është duke e testuar versionin e ri të sistemit operativ Android, 6.0 Marshmallow në modelin e saj të ri të telefonit – Priv, dhe se ky model do të mund të vijë në muajin maj.

Ky lajm vjen pak kohë pas paraqitjes së BlackBerry Priv në Android 6.0, dhe shfaqjes së softuerit dhe karakteristikave kryesore të tij në telefonin e BlackBerry.

Megjithatë, pritet që kalimi në versionin e ri të Android të marrë pak kohë, derisa të vijë tek secili operator dhe variant i BlackBerry Priv.