Telegrafi

BlackBerry prezanton zyrtarisht modelin Classic

BlackBerry Classic është duke u shitur nga në Indi, dhe çmimi i modelit të ri të telefonit të BlackBerry është 516 dollarë.
Telefoni i ri klasik i BlackBerry ofron ekranin me diagonalen prej 3.5 inç me rezolucion prej 720 x 720 pikselëve, procesori dual core 1.5GHz dhe 2GB RAM.

Memoria e BlackBerry Classic vjen me 16GB me mundësi të zgjerimit deri në 128GB.

Classic sjell edhe kamerën e përparme me 2MP, dhe kamerën kryesore me 8Mpme auto-fokus dhe LED ndriçues.

Karakteristikat e tjera të telefonit përfshijnë edhe BlackBerry OS 10.3.1, WiFi, Bluetooth, NFC, GPS + GLONASS dhe 4G LTE, plus baterinë me 2515 mAh. (Telegrafi)