Telegrafi

BlackBerry prezanton modelin Q5

BlackBerry Q5 vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 3.1 inç, si dhe tastierën fizike QWERTY. Modeli i ri i telefonit BlackBerry i dedikohet tregjeve në zhvillim, dhe i njëjti do të vijë me një çmim mesatar.

Në ndërkohë pritet që të zbulohen më shumë detaje për BlackBerry Q5, mirëpo ajo që është e sigurt është se ky model do të mundohet të garojë me modelet e rivalëve të kompanisë, si Samsung, HTC dhe LG. / Telegrafi /