Telegrafi

BlackBerry prezanton modelet Z3 dhe Q20

BlackBerry Z3 është një model i telefonit me ekran të plotë të ndjeshëm në prekje, madhësia e të cilit është 5 inç dhe bazohet në BlackBerry OS 10.2.1.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë BlackBerry, John Chen, ka thënë se ky është telefoni i parë i cili është bërë në partneritet strategjik me Foxconn.

Specifikat e Z3 përfshijnë teknologjinë e ekranit qHD, procesorin me 1.2GHz dual-core Snapdragon 400, FM radion dhe 1,5 GB RAM.

Memoria e brendshme e këtij modeli përfshin 8GB, por nuk dihet nëse telefoni posedon edhe portin për mikroSD e cila shërben për zgjerimin e memories me GB shtesë.

Në pjesën e pasme, Z3 posedon kamerën me 5MP, ndërsa në pjesën e përparme kamera vjen me 1.1MP.

Telefoni do të zbarkojë në Indonezi gjatë muajit prill dhe do të kushtojë më pak se 200 dollarë, edhe pa kontratë me operatorët mobil.

Ndërsa me BlackBerry Q20, kompania i është kthyer identitetit të saj, pasi që telefoni ofrohet me tastierë fizike dhe rrotën e famshme të njohur si “trackpad”. Ky model i është dedikuar dërgimit dhe pranimit të emailave, dhe disa prej butonave kryesor për email janë të integruar në ekran, madhësia e të cilit është 3.5 inç. / Telegrafi /