Telegrafi

BlackBerry PlayBook për 199 dollarë

Në të vërtetë, sipas katalogut i cili është publikuar në faqet e shitores për pajisjet e zyrave Staples, kompania për Black Friday do ta ofroj BlackBerry PlayBookun me çmim prej 199 dollarë, që është madje 300 dollarë më pak se çmimi fillestar i pajisjes në kohën e paraqitjes. Black Friday është dita e cila në SHBA konsiderohet si fillim i sezonit të blerjeve të fundvitit, dhe një numër i madh i shitoreve ofrojnë lirime shumë të mëdha. Këtë vit Black Friday është me 25 nëntor.

Me çmimin prej 199 dollarësh BlackBerry PlayBook me çmim do të jetë konkurrent i drejtpërdrejtë për Kindle Fire nga Amazon. /Telegrafi/