Telegrafi

BlackBerry PlayBook për 199 dollarë

Gjatë paraqitjes fillestare më herët këtë vit, çmimi i tabletit të RIM ishte 499 dollarë, për të rënë më vonë në disa shitore të caktuara në vetëm 299 dollarë, e tani RIM konfirmoi edhe zyrtarisht përmes Twitterit se informata për uljen e çmimit në 199 dollarë është i saktë, por kjo ofertë do të jetë e vlefshme vetëm për një kohë të caktuar.

Në mesin e shitoreve në SHBA ku BlackBerry Playbook do të mund të blihet me këtë çmim në faqet e RIM përmenden Best Buy, Wireless Giant, Staples, OfficeMax, Office Depot, Radio Shack dhe Wall-Mart. Por nuk ka informata për afatin kohorë në të cilin do të jetë i vlefshëm ky çmim i ri. /Telegrafi/