Telegrafi

BlackBerry PlayBook në muajin prill

Motorola tashmë ka filluar me shitjen e Xoom, HP TouchPad (sipas informacioneve jozyrtare) do të fillojë shpërndarjen në prill, ndërsa Apple sapo ka prezantuar iPad 2.

Ndërkohë, burime jozyrtare pohojnë se edhe RIM do të fillojë me shitjen e ‘tabletës’ së vet gjatë muajit të ardhshëm, pikërisht më 10 prill.

Ndërkaq, pritet që deri në fund të marsit të finalizohet edhe sistemi operues QNX, i cili sipas informacioneve të mëparshme do të përmbajë edhe aplikacionin shartues të Androidit.

RIM PlayBook i takon gjeneratës së ‘tabletave’ shtatë inçëshe, sikurse edhe Samsung Galaxy Tab, Dell Streak, HTC Flyer etj. Ndërsa ende nuk flitet për çmim. /Telegrafi/