Telegrafi

BlackBerry PlayBook do të përmbajë Android

Sipas njoftimit të RIM, do të jenë dy “app player”, të cilët ofrojnë ambient për aplikacionin BlackBerry Java® dhe aplikacionin Android v2.3.

Këto ‘player-ë’ të rinj do t’u mundësojnë përdoruesve që të shkarkojnë aplikacionet BlackBerry Java dhe Android, përmes BlackBerry App World dhe t’i përditësojnë ato në kompjuterët e tyre tableta.

BlackBerry PlayBook në SHBA dhe Kanada del në treg më 19 prill. /Telegrafi/