Telegrafi

BlackBerry përgatit telefon me procesorin 64-bit octa-core?

Tani ka disa zëra që thonë se BlackBerry është duke i përgatitur disa modele të ndryshme të telefonave të mençur mobil, duke e përfshirë edhe një model të avancuar i cili do të sjell në treg procesorin e fuqishëm me 64-bit octa-core, dhe të cilin do ta prezantojë në treg gjatë këtij viti.

Sipas burimeve të Pocket-lint, thuhet se modeli i telefonit BlackBerry me procesorin 64-bit octa-core do të debutojë në shtator të këtij viti.

Burimi i pocket-lint gjithashtu thotë se gjasat janë 100% që BlackBerry të sjell edhe modelin me procesorin 64-bit, i cili gjithashtu do të jetë i pajisur me OpenGL 3 për grafika më të mira, hijëzim dhe objekte 3D.

Thashethemet sugjerojnë se procesori i telefonit të avancuar të BlackBerry do të jetë nga Qualcomm, përkatësisht Snapdragon MSM8994 me 2.5GHz, dhe në mesin e modeleve të reja do të jenë edhe disa versione më të lira të telefonave BlackBerry. / Telegrafi /