Telegrafi

BlackBerry përgatit modelin e ri Full HD në 1080p?

Prodhuesi i njohur kanadez, kompania BlackBerry thuhet se është duke punuar në krijimin e një modeli të ri të telefonit në formatin Full HD, i cili do ta sjell rezolucionin e ri prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe versionin e ri të sistemit operativ BlackBerry 10.

BlackBerry OS 10.3 është zbuluar së fundmi dhe ky version mbështet ekranet në full high definition me rezolucion prej 1080p.

Edhe pse nuk dihen shumë detaje apo karakteristika tjera për modelin e ri të telefonit Full HD të BlackBerry, besohet se telefoni do të sjell ekranin e plotë të ndjeshëm në prekje, pa tastierë fizike, e cila është njëra prej shenjave dalluese të telefonave të kompanisë. / Telegrafi /