Telegrafi

BlackBerry Passport edhe në versionin Gold!

BlackBerry Passport, modeli i sheshtë i telefonit të mençur tani është paraqitur në disa fotografi, ku shihet se mbështjellet me ngjyrë ari, pasi që kjo tani është bërë një stanard i ri i telefonave të mençur, pas të cilëve përdoruesit janë më të interesuar.

Mirëpo, përveç ngjyrës së re të telefonit, ende nuk dihet asgjë për versionin e ri të telefonit – Gold Edition Passport.

Sipas faqeve online që i përcjellin produktet e BlackBerry thuhet se edhe versioni në ngjyrën e artë, do të ofrojë ekranin me diagonalen prej 4.5-inç me rezolucionin prej 1440 x 1440 pikselëve, bashkë me tastierën fizike dhe funksionet tjera. (Telegrafi)