Telegrafi

BlackBerry “offline” në Evropë, Indi dhe Lindje të Mesme

 

Sipas Engadget, problemi po ndodh në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Indi dhe Amerikë të Jugut, ndërsa RIM ka lëshuar këtë deklaratë.

 

Disa përdorues në Evropë, Lindje të Mesme, Afrikë, Indi, Brazil, Kili dhe Argjentinë janë duke hasur në disa vonesa në pranimin e mesazheve dhe shfletimin e internetit. 

 

Ne jemi duke punuar që t’i rikuperojmë këto shërbime, sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ne kërkojmë ndjesë për të gjitha problemet e mundshme që janë shkaktuar tek përdoruesit. 

 

Mirëpo, nuk është dhënë asnjë arsye se kur një gjë e tillë do të mund të ndodhë, apo se cila ka qenë arsyeja e këtij problemi teknik të RIM. / Telegrafi /