Site icon Telegrafi

BlackBerry nuk do të prodhojë më telefona!

 

BlackBerry do të ndalojë prodhimin e harduerit për telefonat e saj të mençur dhe në vend krijimit të pajisjeve prodhimin e saj ta transferojë tek partnerët, kompania Waterloo.

Kjo ka ndodhur për shkak të humbjeve dhe rënies së mprehtë në të ardhurat e kompanisë.

Humbja neto arriti në 372 milionë dollarë, ose 71 centë për aksion, në të ardhurat prej 334 milionë dollarëve, passi kompania kishte rezervuar 147 milionë nga riorganizimi i saj.

Të ardhurat e tremujorit të dytë në BlackBerry kanë rënë për 31.8 për qind nga një vit më parë.

Një vit më parë, BlackBerry kishte raportuar një fitim prej 51 milionë, ose 24 centë për aksion, në të ardhurat prej 490 milionë dollarëve.

Por përtej numrave, lajmi i vërtetë ishte njoftimi i kompanisë  për planet e saj për ndalimin e krijimit të pajisjeve të veta mobile, dhe në vend të kësaj të përqëndrohet në softuerët që i mbështesin këto pajisje.

Exit mobile version