Telegrafi

BlackBerry nuk do të shitet!

Gjatë javës ishin përmendur një numër i kompanive tjera të cilat thuhej se ishin të interesuar ta përvetësonin kompaninë BlackBerry, duke përfshirë edhe emrat e mëdhenj të industrisë si ish drejtorin e Apple, John Sculley, rrjetin social Facebook, dhe bashkë-themeluesin e kompanisë BlackBerry, Mike Lazaridis.

Sipas një raporti të kohëve të fundit nga Globe and Mail, thuhet se tani marrëveshja ka dështuar, dhe se BlackBerry tani nuk do të jetë më në shitje.

Në vend të këtij opsioni BlackBerry ka ngritur 1 miliard dollarë nga Fairfax Financal dhe investitorët e tjerë për ristrukturimin e kompanisë, dhe kjo gjë nënkupton se drejtori i tanishëm i BlackBerry, Thorsten Heins, dhe një numër i drejtorëve do ta lënë kompaninë.

Ky nuk është një lajm i mirë për BlackBerry, të cilët duket se kanë pasur një fat të keq së fundmi, pasi që edhe pajisjet e reja mobile të bazuara në BlackBerry 10 nuk janë duke u shitur siç ishte shpresuar. / Telegrafi /