Telegrafi

Blackberry ngre padi ndaj Twitter, me akuzën se po ia shfrytëzon teknologjinë e mesazheve

Gjiganti i dikurshëm telefonik, Blackberry ka ngritur padi ndaj Twitter, me akuzën se ky rrjet social po ia shfrytëzon paligjshëm teknologjinë e mesazhe, që e kishte krijuar kjo kompani dikur.

Në aktakuzë, prodhuesi i telefonave i referohet Twitterit si ‘i ardhur vonë në botën e teknologjisë’, ndërsa e konsideron si shkelës i gjashtë patentave të mbrojtura, transmeton Telegrafi.

“Krijuan sistem të shkëmbimit të mesazheve, të njëjtë me atë që e ka pasur telefonia jonë, shfrytëzuan një numër të krijimeve origjinale dhe rritën funksionalitetin, me ndihmën e produkteve që kompania jonë i ka krijuar vite më parë” thuhet mes tjerash në akuzën e Blackberry.

Prodhuesi kanadez ka bërë të ditur se ka kontaktuar me Twitter, për një marrëveshje lidhur me këto pretendime, mirëpo nuk është gjetur ndonjë marrëveshje, për atë që e konsiderojnë si shfrytëzim i pronës intelektuale.

Derisa gjithçka do të vendoset në gjykatë, bëhet e ditur se Blackbarry ka ngritur padi të njëjta edhe ndaj Facebook dhe Snapchat para një viti, por që ende nuk është zhvilluar ndonjë seancë gjyqësore. /Telegrafi/